Qendra për Formim dhe Zhvillim (QFZH/CFD) është një organizatë joqeveritare, jofitimprurese që inicion, ndjek dhe zbaton projekte me fokus social, ekonomik, ambjental, kulturor dhe artistik që lidhen me formimin dhe edukimin në zhvillim, gjatë gjithë jetës, përmes Atelieve, Rezidencave qarkulluese me studiues, artistë, profesionistë të fushave të ndryshme që ofrojnë forma dhe produkte të ndryshme të formimit dhe edukimit në zhvillim.
Të gjitha projektet e zbatuara deri tani na kanë shërbyer për forcimin e kapaciteteve të Qendrës për Formim dhe Zhvillim për të vepruar në mënyrë të qendrueshme si motor zhvillimi për të informuar, sensibilizuar dhe angazhuar aktorë të ndryshëm të shoqërisë: fëmijë, të rinj, gra.